Projekt i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim e Bashkëpunim SDC
Fuqizimi i kapaciteteve institucionale: Trajnimi kombëtar mbi planifikimin dhe menaxhimin e ciklit të praktikës profesionale në biznes - Featured Image

Fuqizimi i kapaciteteve institucionale: Trajnimi kombëtar mbi planifikimin dhe menaxhimin e ciklit të praktikës profesionale në biznes

Në kuadër të ngritjes së kapaciteteve institucionale të shkollave profesionale, projekti “Aftësi për Punë” (S4J), në bashkëpunim me Agjencinë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive, zhvilloi gjatë muajit maj trajnimin kombëtar “Planifikimi dhe menaxhimi institucional i ciklit të praktikave profesionale në biznes”.

Trajnimi mblodhi drejtues shkollash, përgjegjës të SMIP dhe Koordinatorë të Marrëdhënieve me Biznesin, duke ofruar njohuri dhe mjete praktike për:

  • Standardet e planifikimit institucional të ciklit vjetor të praktikave profesionale në biznes.
  • Mjetet për hartimin e planit të monitorimit dhe kalendarit të shpërndarjes së nxënësve në praktika profesionale në biznes
  • Instrumentet për menaxhim efektiv të partneriteteve me bizneset, dokumentim dhe raportimin periodik të këtij procesi në AKPA.

Pjesëmarrësit punuan në grupe mbi raste studimore konkrete, ndërsa trajnuesit ndanë eksperienca praktike për të siguruar një zbatim cilësor të praktikave profesionale.

Share This Article: