Projekt i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim e Bashkëpunim SDC
Ekspertët e Transferimit: një rrjet që po shumëfishon inovacionin në arsimin profesional - Featured Image

Ekspertët e Transferimit: një rrjet që po shumëfishon inovacionin në arsimin profesional

Projekti “Aftësi për Punë” (S4J) po mbështet një rrjet Ekspertësh të Transferimit, profesionistë nga shkollat partnere që po luajnë një rol kyç në përhapjen e praktikave të suksesshme në sistemin e arsimit profesional në Shqipëri.

Të ndërtuar mbi përvojën konkrete nga terreni, këta ekspertë sjellin njohuri të vlefshme në transformimin institucional, digjitalizimin, bashkëpunimin me sektorin privat dhe zhvillimin e mësimdhënies cilësore. 

Në kuadër të mbështetjes për katër ofruesit e rinj partnerë, Ekspertët e Transferimit po ofrojnë mentorim, trajnim dhe asistencë teknike në fusha kyçe si: planifikimi vjetor i bazuar në evidenca, monitorimi i planeve vjetore, përdorimi i mjeteve digjitale për mësimdhënie dhe dokumentim, funksionimi i Njësive të Zhvillimit, angazhimi i sektorit privat dhe zbatimi i praktikës profesionale në biznes.

Përmes bashkëpunimit të ngushtë me shkollat dhe në bashkërendim me Agjencinë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive (AKPA), ky rrjet po ndihmon që modelet e testuara dhe të suksesshme të transferohen, përshtaten dhe institucionalizohen në një shkallë më të gjerë.

S4J ka hapur tashmë faqen e re të dedikuar për Ekspertët e Transferimit, ku mund të njiheni më nga afër me profesionistët që po kontribuojnë në transformimin e arsimit profesional në Shqipëri.

Vizitoni faqen dhe njihuni me rrjetin që po ndërton ura bashkëpunimi dhe po shumëfishon inovacionin në arsimin profesional.

Share This Article: