
A keni dëgjuar ndonjëherë për pedagogjinë gjithëpërfshirëse?
Pedagogjia gjithëpërfshirëse i referohet hartimit të një mjedisi të të mësuarit kuptimplotë dhe të arritshëm për çdo nxënës. Por si mund ta arrijë një mësues pedagogjinë gjithëpërfshirëse? Center for New Design and Scholarship (CNDLS) ka krijuar udhëzuesin e pedagogjisë gjithëpërfshirëse https://cndls.georgetown.edu/inclusive-pedagogy/ip-toolkit/introduction/ për t’ju ndihmuar.
Ky manuali ka në themel të saj shqyrtimin e pesë aspekteve thelbësore të mësimdhënies: përmbajtjen e kursit tuaj, pedagogjinë, teknikat e vlerësimit, klimën që ju krijoni gjatë mësimdhënies dhe marrëdhëniet me nxënësit tuaj. Ky udhëzues sugjeron edhe strategji specifike për t’u pasur parasysh për implementim.
Përmbajtja e kursit: https://cndls.georgetown.edu/inclusive-pedagogy/ip-toolkit/content/
Mësuesit duhet t’i kushtojë vëmendje të veçantë zgjedhjes së materialeve së kursit, aktiviteteve, detyrave etj. Është e rëndësishme t’ua bëni qëllimin e këtyre zgjedhjeve pedagogjike të njohura nxënësve për të kuptuar edhe ata pse po bëjnë gjërat që po bëjnë dhe si ka rëndësi kjo përmbajtje në zhvillimin e tyre profesional. Në fushën e pedagogjisë gjithëpërfshirëse, kjo do të thotë që mësuesi të sjellë në mënyrë të qartë dhe të qëllimshme një sërë aktivitetesh, materialesh, perspektivash dhe identitetesh në hapësirën e të mësuarit.
Pedagogjia: https://cndls.georgetown.edu/inclusive-pedagogy/ip-toolkit/pedagogy/
Gjatë hartimit të kursit mësuesit duhet të përfshijë objektiva të qarta të të nxënit, kritere vlerësimi transparente dhe përfshirjen e aktiviteteve aktive të të mësuarit që stimulojnë dhe sfidojnë studentët për të nxjerrë në pah pikat e tyre të forta.
Teknikat e vlerësimit: https://cndls.georgetown.edu/inclusive-pedagogy/ip-toolkit/assessment/
Të mësuarit ndodh ndryshe për secilin nxënës prandaj pedagogjia gjithëpërfshirëse vendos kritere të qarta të vlerësimit, mënyra të reja vlerësimi që shkojnë përtej detyrave dhe provimeve dhe krijojimin e mundësive për nxënësit të monitorojnë vetë progresin e tyre.
Krijimi i një klime gjithëpërfshirëse në klasë: https://cndls.georgetown.edu/inclusive-pedagogy/ip-toolkit/climate/
Krijimi i një klime gjithëpërfshirëse nënkupton kultivimin e një mjedisi mësimor që nxit ndjenjën e përkatësisë së nxënësve me kursin, disiplinën, komunitetin e nxënësve dhe i bën ata të ndihen të vlerësuar dhe të mbështetur. Një klimë gjithëpërfshirëse mirëpret nxënësit me identitete, prejardhje dhe aftësi të ndryshme.
Marrëdhëniet me nxënësit: https://cndls.georgetown.edu/inclusive-pedagogy/ip-toolkit/power/
Në shumicën e rasteve janë mësuesit ata që hartojnë silabusin, zgjedhin materialet mësimore, bëjnë vlerësimit e nxënësve. Për të evituar këtë marrëdhënie autoritare dhe hierarkike që krijohet midis jush dhe nxënësve për shkak të këtij pozicioni që ju mbani, përfshijini nxënësit tuaj në këto procese.