Prej disa muajsh, Arielin Muça, Drilon Manjani, Maksimiljan Koleci, Sara Palaj, Megi Çupi, nxënës të drejtimeve TIK dhe Ekonomi në shkollën profesionale “Kolin Gjoka” Lezhë, të orientuar nga mësuesi i TIK Jetmir Shtjefni, i janë dedikuar një projekti të veçantë në ndihmë të personave të verbër.
‘Smart Glasses’ (‘Syzet Inteligjente’), janë ndërtuar me paketën Arduino dhe funksioni i tyre kryesor është të ndihmojnë personat e verbër të dallojnë pengesat me anë të sinjaleve zanore. Ndiqni prezantimin e projektit në videon e mëposhtme:
Fundjavën e 18-20 majit, projekti i nxënësve fitoi çmimin e dytë në konkursin “StartUp Live”, i cili organizohet për vitin e 7të në Tiranë. Çmimi i dytë konsiston në 3 muaj asistencë, mentorim, shkëmbim idesh e kontaktesh që do të ndihmojnë nxënësit të zhvillojnë më tej projektin e tyre. Kliko për të shkuar te postimi.
Projekti u prezantua për herë të parë në konkursin “Young Entrepreneurs Albania” të organizuar në fillim të majit, në shkollën ‘Peter Mahringer’ në Shkodër, ku u vlerësua me çmim të parë. Kliko për të shkuar te postimi.
Menjëherë pas konkursit në Shkodër, projekti ‘Smart Glasses’ u prezantua përpara Kryeministrit të Shqipërisë në Panairin e Punës në Lezhë më 9 maj. Ndiqni videon e mëposhtme:
https://www.facebook.com/edirama.al/videos/10155795252336523/?t=21
Në aktivitet morën pjesë edhe një grup nxënësish nga shkolla industriale ‘Pavarësia’, të cilët të udhëhequr nga mësuese Lorena File prezantuan projektin e tyre, replikimin e ‘Alexa’.
Startup Live është një komunitet global i mendjeve sipërmarrëse dhe aktorëve të interesuar mbi sipërmarrjet e reja, tëcilët mbështesin njëri tjetrin të rriten së bashku. Ky komunitet ofron programe përshpejtimi intensive në mbi 40 qytete dhe mundëson takimin e sipërmarrësve të rinj me investitorë dhe persona të suksseshëm në fushën e novacionit. Aktiviteti synon “t‘i japë një shtysë” ideve të biznesit, duke mundësuar takime dhe shkëmbim njohurish me ekspertë të fushës.