
E ardhmja nuk është ballë për ballë. Si do të ndikojë Covid-19 në punë dhe në arsim?
Pikat kryesore në këtë artikull:
- Pandemia e Covid-19 e ka thyer mitin se puna nga shtëpia dhe trajnimet online nuk janë praktike apo jo efektive.
- Të mësuarit digjital përmes teleprezencës do të bëhet një pjesë e pranuar, “e domosdoshme” e një mjedisi të kombinuar pune dhe mësimi.
- Dizajni mësimor tradicional do të ndikohet nga modeli udhëzues celular dhe do të ndërmjetësohet gjithnjë e më shumë nga smartphone, tablet dhe PC.
Ne jemi duke përjetuar një eksperiment masiv social global. Vetë natyra e sjelljeve tona të përditshme – ballë për ballë, takimeve dhe punës – po sfidohet në një nivel themelor.
Çfarë do të thotë të punosh nëse nuk mund t’i takosh personalisht kolegët ose klientët? Si mundemi, si punonjës dhe nxënës, të fitojmë aftësi të reja pa seanca trajnimi ose klasa të lehtësuara në grup, të cilat kanë qenë normë për dekada me radhë? Si e menaxhojmë ne, si drejtues, performancën e ekipeve tona në distancë dhe si marrim angazhim dhe reagime në kohë reale?
Pasi kufizimet të kenë mbaruar, një efekt i pandemisë COVID-19 do të jetë ndryshimi i përhershëm i mënyrave tradicionale të të mësuarit, komunikimit dhe punës në botën moderne. Por, si do të duket kjo përvojë e trajnimit, angazhimit dhe punës në këtë ekonomi të re “me prekje të ulët”? Në anën tjetër të kësaj pandemie, do të shohim një ndryshim mendësie për atë çfarë do të thotë “trajnim” në të vërtetë dhe se si mund të zhvillohet ai. Do të ketë një hapje të re në lidhje me zhvillimin e aftësive digjitale dhe një qasje më gjithëpërfshirëse për mënyrën se si teknologjitë që përdorim për të trajnuar veten zgjidhen në vendin e punës.
Ndryshim mendësie
Sa herë kemi dëgjuar që puna nga shtëpia ishte jopraktike për shumicën e bizneseve? Sa herë na është thënë që trajnimi personal, ballë për ballë ishte e vetmja mënyrë “reale” për të mësuar? Falë pandemisë, ne dimë që asnjë nga ato gjëra nuk është e vërtetë.
Shumë kompani u futën në këtë tranzicion për të punuar në distancë dhe për të mësuar plotësisht të papërgatitur dhe u desh të përshtaten shpejt me realitetin e ri; dhe janë përshtatur. Por ka dhe biznese që gjithmonë do të kenë nevojë për ndërveprim ballë për ballë. Një nga pasojat e qëndrueshme të COVID-19 do të jetë fundi i të menduarit “ballë për ballë”. Me kaq shumë biznese të afta për të ruajtur nivelet e shërbimit përmes opsioneve digjitale në distancë, ideja që puna duhet të kthehet në ndërveprime të zyrës, ballë për ballë me kohë të plotë pasi të mbarojë pandemia nuk është as e qëndrueshme dhe as domosdoshmërisht më efektive.
Për shumicën e bizneseve në të ardhmen, trajnimi online do të kalojë nga diçka që shihet si një gjë e mirë; në një pjesë të pranuar, të domosdoshme, të një mjedisi të kombinuar pune dhe mësimi. Thjesht do të bëhet pjesë e “normales së re”.

Zhvillimi i aftësive të reja digjitale
Ndryshimi i mendësisë, sjellë nga pandemia, do të ketë efekte goditëse për mënyrën se si ndodh trajnimi dhe se si fitohen aftësitë e reja në vendin e punës. Modeli aktual është shumë i përqëndruar ose rreth trajnimit të bazuar në grupe të udhëhequra nga një trajnues personal apo disa trajnues, ose webinare me përmbajtje relativisht të thatë ose teknike të pasuara nga një seancë pyetje dhe përgjigje.
Modeli tradicional udhëzues duhet të zëvendësohet me mendimin më modern për mësimin në distancë pas pandemisë dhe domosdoshmërinë për mundësi të punës edhe nga shtëpia. Dizajni mësimor celular mund të ndihmojë në zbatimin e shkencës së të mësuarit të të rriturve që ndërmjetësohen gjithnjë e më shumë nga smartphone, tableta dhe PC.

Kriteret e reja në vendimmarrje
Vendimet mbi teknologjinë janë marrë historikisht nga lart poshtë. Drejtuesit dhe CIO kanë vendosur se cilat teknologji janë të duhurat për të zgjidhur ato që ata i perceptojnë si nevoja biznesi ose pika delikate. Në shumicën e rasteve, fuqisë punëtore që përdor këto teknologji i është thënë thjesht se në cilat platforma dhe programe do të kenë qasje dhe më pas janë trajnuar (ose jo) se si t’i përdorin ato. Sidoqoftë, me pandeminë dhe punën nga shtëpia e në distancë që do të vazhdojë, prisni të shihni më shumë demokratizim të vendimmarrjes rreth teknologjisë në vendin e punës.
Fuqia punëtore do të duhet të konsultohet më gjerësisht dhe më shpesh se cilat programe duhet të përdoren në të gjithë biznesin. Ne gjithashtu duhet të parashikojmë më shumë theks në inovacion, si dhe blerje teknologjike më pak nga lart-poshtë, të njëjtë për të gjithë. Përdoruesit do të kenë më shumë liri për të zgjedhur aplikacione dhe softuer që i ndihmojnë ata në rolet e tyre specifike dhe menaxherët dhe drejtuesit e tjerë duhet të jenë më të hapur për të kuptuar nga stafi se cilat programe duhet të zgjidhen dhe pse.

Ne po jetojmë në një ekonomi të re “me prekje të ulët”. Është koha për tu përshtatur dhe ndryshuar mendimet tona, për të zhvilluar aftësi dhe për të rimenduar sesi marrim vendime për të qëndruar të shkathët, me trendet e kohës dhe njerëzor.
————————————————————–
Ky artikull është publikuar për herë të parë në gjuhën angleze, në faqen World Economic Forum. Klikoni këtu për të lexuar artikullin origjinal.
—————————————————————–