
Shkollat partnere të Skills for Jobs trajnohen rreth aftësive të buta
Nevoja e madhe për të pasur aftësi shtesë të cilat sigurojnë një sukses në shumë veprimtari personale dhe profesionale, ka sjell një trend për trajnime rreth aftësive të buta.
Duke parë rëndësinë e tyre si në mësimdhënie, ashtu dhe në zhvillimin profesional dhe personal të rinjve, projekti ‘Aftësi për Punë’ organizoi trajnime në disa shkolla partnere me qëllim zgjerimin e njohurive të mësuesve rreth aftësive të buta dhe mënyrave efektive të integrimit të tyre në planet mësimore. Kjo iniciativë u zhvillua në vijim të punës së përbashkët që projekti ka nisur me shkollat për planifikimin lëndor dhe për përfshirjen aftësive të buta në planet e mësimdhënies. Trajnimet u zhvilluan në të gjitha shkollat partnere si u moderuan nga Znj.Nada Kallciu dhe Znj.Eralda Zhllima.
Kohëzgjatja e trajnimit ishte 3 orë dhe temat e trajtuara u fokusuan në zhvillimin e aftësive komunikuese, faktorët që ndikojnë në krijimin e kuptimit, barrierat që krijojnë keqkuptime, si të moderojmë punët në grupe, ndërhyrjet e nevojshme në planet mësimore dhe planet ditar mbi aftësitë e buta etj.
