
Koordinatorë të Njësisë së Zhvillimit më kompetentë në rolet e tyre
S4J në bashkëpunim me Agjencinë Kombëtare të Arsimit, Formimit Profesional dhe Kualifikimeve hartoi dhe zhvilloi trajnimin intensiv teoriko-praktik me pjesëmarrjen e të gjithë koordinatorëve të ofruesve publikë të AFP-së të funksioneve të zhvillimit të kurrikulës dhe zhvillimit të vazhduar profesional, me qëllim që t’i ndihmojë ata për të përmbushur rolin e tyre me qëllim përmirësimin e nivelit të mësimdhënies dhe fuqizimit të institucionit të AFP-së.
“Trajnimi kombëtar i Koordinatorëve të Kurrikulave në Njësinë e Zhvillimit”, 21 shtator – 17 dhjetor, dhe “Trajnimi kombëtar i Koordinatorëve për funksionin e Zhvillimit të Vazhduar Profesional në Njësinë e Zhvillimi”, 30 gusht – 31 tetor, u zhvilluan në modalitet online dhe ballë-për-ballë.
Së shpejti do të publikohen edhe dy udhëzues me natyrë praktike që do t’u shërbejnë koordinatorëve në punën e tyre, por edhe do të njehsojnë kriteret, procedurat, qasjet dhe formatet me të cilat operojnë koordinatorët.
Për të shkëmbyer përvojat me kolegët koordinatorë dhe që të diskutohet mbi çështje që lidhen me rolin apo funksionin e koordinatorit dhe ndërmarrjen e iniciativave të përbashkëta, janë ngritur edhe Komunitetet e Praktikës së Koordinatorëve në Facebook dhe platformën online “Mesovet”.