Projekt i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim e Bashkëpunim SDC
Kurset e shkurtra në MësoVET: Tashmë pjesë e përvojës së nxënësve - Featured Image

Kurset e shkurtra në MësoVET: Tashmë pjesë e përvojës së nxënësve

Deri tani, 2000 nxënës të shkollave profesionale kanë ndjekur kurset e shkurtra të krijuara posaçërisht për ta në MësoVET. Këto kurse, të cilat mund të ndiqen në çdo moment, po ndihmojnë nxënësit të zhvillojnë aftësi praktike dhe vetëbesim në fusha që lidhen si me interesat e tyre, ashtu edhe me përgatitjen për tregun e punës.

Temat që kanë tërhequr më shumë të rinjtë variojnë nga prezantimi profesional, te teknologjia, rrjetet sociale dhe lojërat elektronike. Shumë prej tyre po shfrytëzojnë këtë format të shkurtër për të zgjeruar njohuritë përtej orës së mësimit dhe për të ndjekur tema që i motivojnë. Këtë herë, kurset më popullore tek nxënësit janë:

  1. Mediat sociale (preferuar nga 295 nxënës)
  2. 10 aftësi akademike për çdo profesion (285 nxënës)
  3. Video lojërat (275 nxënës)
  4. Si të ekspozohemi në tregun e punës (267 nxënës)
  5. Sistemet operative celulare (237 nxënës)

Në disa shkolla, koordinatorët e karrierës i kanë përfshirë këto kurse në sesionet e tyre të këshillimit, duke krijuar një hapësirë të vlefshme ku nxënësit eksplorojnë aftësi që do t’u shërbejnë në aplikime, punësim dhe praktikë profesionale.

Ky angazhim i lartë tregon se kurset e shkurtra po kthehen në një pjesë të rëndësishme të përvojës së nxënësve në MësoVET dhe vijojnë të mbështesin një kulturë të mësimit të pavarur.

Share This Article: