Një verë plot aktivitete për ofruesit e AFP-së partnerë të S4J

Një verë plot aktivitete për ofruesit e AFP-së partnerë të S4J

Stina e verës asnjëherë nuk është monotone për ofruesit e AFP-së partnerë të S4J. Le të flasim për disa nga aktivitetet kryesore të këtij sezoni.

Nismat e promovimit të shkollës vazhduan gjatë gjithë verës në të gjithë ofruesit partnerë. Shkolla profesionale “Hamdi Bushati” në Shkodër dhe “Kristo Isak” në Berat organizuan kampe verore një javore. Përmes aktiviteteve angazhuese dhe argëtuese, nxënësit e klasës së 9-të që morën pjesë në këto aktivitete u njohën me të gjitha aspektet e jetës shkollore.

Muajt e verës janë një periudhë e rëndësishme për #promovimin e shkollave profesionale!Në këtë kuadër, Shkolla e Mesme…

Posted by Aftësi për Punë S4J on Thursday, July 25, 2019

Nxënësit e shkollave partnere janë shumë të interesuar për të mbrojtur mjedisin rrethues. Shkollat profesionale “Kolin Gjoka” në Lezhë, “Kristo Isak” në Berat dhe shkolla industriale “Pavarësia” në Vlorë janë modele që duhen ndjekur.

 

https://www.facebook.com/shkpav/posts/2244397415682219?__tn__=-R

Mundësi të reja nga QPF në Vlorë: një kurs i ri për pastiçeri u ofrua në bashkëpunim me biznesin partner pastiçeri “Arjoli”.

Bashkëpunimi i ofruesve të #AFP-së me sektorin privat është mjaft i rëndësishëm për formimin e profesionistëve të…

Posted by Aftësi për Punë S4J on Monday, July 1, 2019

Shkolla “Hamdi Bushati” në Shkodër filloi të eksplorojë mundësi bashkëpunimi me partnerë ndërkombëtarë. 8 nxënës të shkollës u përfshinë në një program praktike 2-mujor në restorante të cilësisë së lartë në Itali.

Shkolla gjithashtu organizoi një vizitë për shkëmbim eksperience të 10 praktikantëve dhe mësuesve nga shkolla profesionale zvicerane e HFT Luzern AG Führungs – dhe Tourususakademie. Për një javë, vizitorët zviceranë vizituan shkollën dhe bizneset partnere, ku praktikantët zviceranë dhe shqiptarë punuan në prodhim, të udhëhequr nga mentorët.

Këtë javë, Shkolla e mesme profesionale "Hamdi Bushati" dhe disa prej bizneseve partnere mirëpritën disa vizitorë të…

Posted by Aftësi për Punë S4J on Saturday, July 6, 2019

“Mrizi i Zanave Agroturizëm”, një ndër partnerët kryesorë të shkollës profesionale “Kolin Gjoka” në Lezhë ka ndarë një dedikim të vërtetë dhe frymëzues për nxënësit dhe praktikantët e shkollës.

Këta të rinj të shkollës Shkolla Profesionale "Kolin Gjoka" meritojnë respekt!Ata sduan të bëhen as drejtorë,as…

Posted by Mrizi i Zanave Agroturizëm on Tuesday, May 28, 2019

Praktika profesionale afatgjatë është hapi i parë për të gjetur një vend pune. Këtë verë, ne pamë shumë histori suksesi të nxënësve të shkollës Tregtare në Vlorë, të cilët u përfshinë në punë sezonale në bizneset partnere.

Nxënësi i vitit të parë në shkollën #Tregtare punon te restorant Mandarine. #ArsimiProfesional #PunësimiSigurt

Posted by Shkolla Tregtare Vlore on Sunday, August 4, 2019

Erjola është nxënëse e shkollës #Tregtare dhe punon si Guidë Turistike në anijen Aquamarine Adventure📸🌅#ZgjidhShkollënTregtare #PunësimiSigurt 💪

Posted by Shkolla Tregtare Vlore on Friday, August 9, 2019

Para fillimit të vitit të ri akademik, shkolla “Hamdi Bushati” organizoi një sfilatë mode në “Pedonalen” e Shkodrës. Veshje të skicuara nga nxënës të shkollës, nën mbikëqyrjen e mësueses Rezarta Leshaj dhe stilistit Ardi Asllani, u prezantuan para audiencës së mrekullueshme shkodrane. Sfilata synonte ndërgjegjësimin për drejtimin ‘Tekstil-Konfeksione’ të shkollës.

https://www.facebook.com/TeknologjikjaShkoder/posts/2469777519772501

 

Ndiqni videon e plotë në Facebook (më poshtë).

https://www.facebook.com/TeknologjikjaShkoder/videos/903256883393563/

Share This Article: