Projekt i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim e Bashkëpunim SDC
Nxënësit e arsimit dual përmbyllin me sukses programin profesional: Provimet e nivelit zhvillohen në ambientet e bizneseve - Featured Image

Nxënësit e arsimit dual përmbyllin me sukses programin profesional: Provimet e nivelit zhvillohen në ambientet e bizneseve

Gjatë muajit qershor, nxënësit e arsimit dual përmbyllën me sukses rrugëtimin e tyre profesional, duke u vlerësuar për aftësitë e fituara gjatë punës për mësimin e profesionit. Provimet e nivelit u zhvilluan në ambientet e bizneseve partnere, aty ku arsimi dual merr kuptim të plotë dhe nxënësit testohen për atë që kanë mësuar duke e jetuar profesionin, jo vetëm në teori, por në praktikë.

Ky proces u realizua me kujdesin e projektit “Aftësi për Punë” (S4J) dhe mbështetjen e përvojës shumëvjeçare të Swisscontact në arsimin profesional, si një dëshmi konkrete e bashkëpunimit të frytshëm shkollë-biznes.

Provime në sektorë të ndryshëm profesionalë

Një nga provimet e realizuara me sukses ishte ai për kurrikulën “Instalime dhe mirëmbajtje e linjave të tensionit të ulët, të mesëm dhe të lartë”, ofruar nga shkolla “Gjergj Canco” dhe Shkolla Industriale “Pavarësia” Vlorë, në partneritet me OSHEE Group.

Paralelisht, nxënësit e arsimit dual në drejtimin Hoteleri-Turizëm, profili Kuzhinë, nga Shkolla Tregtare Vlorë, shkolla “Hamdi Bushati”, Shkolla e Mesme Profesionale Kamëz dhe shkolla “Kolin Gjoka”, përmbyllën me sukses programin e tyre profesional përmes provimeve të nivelit, të zhvilluara në restorante dhe biznese partnere.

Share This Article: