Panairi “Future2Tech”: Ekspozimi i fuqisë transformuese të digjitalizimit në AFP

Panairi “Future2Tech”: Ekspozimi i fuqisë transformuese të digjitalizimit në AFP

Në “Future2Tech”, panairin e inovacionit, teknologjisë dhe edukimit organizuar në 21 dhe 22 shtator, stenda e arsimit dhe formimit profesional u mbështet nga Agjencia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive (AKPA) dhe projekti “Aftësi për Punë”. Përmes saj, teknologjia dhe inovacioni u sollën së bashku për të treguar fuqinë transformuese të digjitalizimit në AFP.

Shkollat “Gjergj Canco”, “Herman Gmeiner”, Shkolla Teknike Ekonomike Tiranë dhe Shkolla Profesionale Elbasan prezantuan përdorimin e platformave virtuale të cilat kanë revolucionarizuar mënyrën e mësimdhënies dhe mësimnxënies.

Stenda ofroi një platformë për diskutime midis profesionistëve të arsimit dhe përfaqësuesve të biznesit, duke ndarë ide dhe përvoja mbi potencialin e teknologjisë në arsim. Nxënësit dhe mësuesit bënë demonstrime live duke përfshirë vizitorë të ndryshëm të panairit. Vizitorët u njohën edhe me projekte të ndryshme të nxënësve në fushën e informatikës të cilat ofrojnë zgjidhje novatore për përmirësimin e procesit mësimor.

Në këndin për mësimin e kombinuar, u prezantua një model të ri të ndërthurjes së hapësirës fizike me teknologjinë.

Share This Article: