
BOOM rregjistrimesh në Platformën MësoVET
Ndoshta pritej por dhe jo: MësoVET ka gjithnjë e më shumë përdorues edhe pas kthimit në klasë. Aktualisht platforma numëron rreth 8000 përdorues nga 86 institucione të ndryshme që ushtrojnë mësimin e kombinuar. Vetëm në tre muajt e fundit janë regjistruar 849 përdorues të rinj, kryesisht klasat e dhjeta të shkollave partnere të projektit “Aftësi për Punë”. Projekti vijon më tej për të rritur numrin e përdoruesve dhe për të sjell një impakt më të madh në procesin e mësimdhënies, për të mbështetur përdoruesit e rinj mbi përdorimin e MësoVET është zhvilluar dhe një guidë interaktive e cila përmban udhëzime dhe video tutoriale për të lehtësuar navigimin në platformë: https://view.genial.ly/612967119606e30dbd28452b.
Figura 1. Përdoruesit në MësoVET

Platforma pasurohet vazhdimisht jo vetëm me përdorues të rinj, por edhe me materiale mësimore. Përveç 324 kurseve me materiale mësimore digjitale që përdoren nga shkollat profesionale, në MësoVET janë hapur dhe kurse të tjera që përmbajnë materiale rreth zhvillimit profesional për mësuesit me të cilat mësuesit mund të konsultohen. Cilësia e materialeve mësimore digjitale është një nga elementët të cilës i mëshohet më së shumti, si nga ekspertët pedagogjikë, ashtu edhe nga ekspertët e digjitalizmit, të cilët sigurohen që përmbajtja mësimore të jetë korrekte e tërheqëse për nxënësit. Nëpërmjet MësoVET nxënësve u mundësohet një përvojë mësimi e personalizuar dhe ndërvepruese. Nxënësit mund ta përzgjedhin vetë mënyrën e marrjes së njohurive, qoftë përmes të lexuarit, imazheve interaktive, lojërave apo kuizeve. Pikërisht falë opsioneve të shumta që MësoVET ofron, numri i përdoruesve aktivë është rritur në krahasim me vitin shkollor 2020-2021. Numri më i madh i përdoruesve aktivë janë nxënës të Shkollës Teknike Ekonomike Tiranë.
Figura 2. Numri i përdoruesve aktivë në MësoVET sipas muajve në 2021
