
Koordinatorët e zhvillimit të vazhduar profesional mblidhen për të ndarë përvojat e tyre të punës
Gjatë muajve Gusht – Shtator u zhvillua trajnimi për funksionin e Koordinatorit të Zhvillimit të Vazhduar Profesional për t’i ardhur në ndihmë koordinatorëve të rinj dhe atyre më të kualifikuar, për kristalizimin e njohurive rreth këtij funksioni. Gjatë këtij trajnimi lindën shumë ide për lehtësimin e punës në vijim të koordinatorëve të ZHVP-së. Programi i shkëmbimit të eksperiencave midis koordinatorëve të zhvillimit të vazhuar profesional erdhi si ide pikërisht gjatë këtij trajnimi, pasi u ndie nevoja që koordinatorët të njiheshin edhe me anën praktike të pozicionit të koordinatorit të ZHVP-së, sfidat që kolegët e tyre përballen dhe zgjidhjet e mundshme të tyre. Kjo nevojë na shtyu të organizonim programin e shkëmbimit të eksperiencave në katër shkolla partnere të projektit ‘Aftësi për Punë’, ku na pritën edhe koordinatorët përkatës:
- Ramadan Olldashi, Kristo Isak, Berat
- Rudina Gjoka, Kolin Gjoka, Lezhë
- Selman Feraj, SHIP, Vlorë
- Mirela Sarja, Salih Çeka, Elbasan
Takimet u zhvilluan gjatë muajit dhjetor dhe morën pjesë rreth 40 koordinatorë të ZHVP-së të ofruesve të arsimit dhe formimit profesional. Në këto takime u diskutua rreth temave që lidhen me:
- Përvojën praktike të rolit të koordinatorit dhe proceseve të punës për hartim, implementim, dokumentim dhe monitorim të planeve të ZHVP-së;
- Vështirësitë, sfidat dhe mundësitë që krijon hartimi i një plani të mirë ZHVP;
- Rrjetëzimin e tyre me njëri-tjetrin për të krijuar mundësisë për bashkëpunim në të ardhmen;
- Krijimin e mundësisë për feedback konstruktiv midis tyre etj.
