
S4J prezanton në Konferencën Ndërkombëtare “LELAM”, Zvicër
Në datat 4-5 prill CES Chair of Education Systems e ETH Zurich organizoi Konferencën Ndërkombëtare për Arsimin dhe Formimin Profesional LELAM në Zyrih, ku mbi 200 kërkues, politikëbërës dhe ekspertë të AFP-së nga 30 vende të botës u mblodhën për të shkëmbyer eksperiencat dhe për të diskutuar mbi trendet dhe zhvillimet e fundit në këtë sektor.
Në sesionin “Politikat dhe Qeverisja e AFP-së”, menaxheri i projektit, Z.Fation Dragoshi, prezantoi përvojën e projektit “Aftësi për Punë” në Shqipëri që prej vitit 2016, si dhe mësimet e nxjerra mbi transformimin dhe modernizimin e institucioneve të AFP-së. Kolegë të tjerë nga Swisscontact Worlwide gjithashtu prezantuan perspektivën dhe përvojën e tyrë në zhvillimin e aftësive.
]Kjo konferencë synoi të sigurojë një platformë për studiuesit, praktikuesit dhe politikëbërësit për të reflektuar dhe diskutuar mbi faktorët që ndikojnë në rritjen e cilësisë së arsimit dhe formimit profesional, me fokus në vendet në zhvillim.
CES Chair of Education Systems #ces_ethz #LELAM #conference #switzerland









