Aftësimi i mësuesve dhe instruktorëve për një ofertë të përmirësuar të AFP-së

Aftësimi i mësuesve dhe instruktorëve për një ofertë të përmirësuar të AFP-së

Sigurimi i lëvrimit të programeve cilësore të AFP-së, në përputhje me standardet dhe nevojat e industrisë qëndron në thelb të punës së projektit ‘Aftësi për Punë’ S4J. Prandaj, projekti po bën përpjekje të mëdha për të siguruar ngritjen e kapaciteteve për mësuesit dhe instruktorët e institucioneve të AFP-së që ajo mbështet.

Gjatë muajit qershor, nga data 18 deri më 20 qershor në shkollën industriale ‘Pavarësia’ në Vlorë u organizua një trajnim për “Standardet e Shëndetit dhe Sigurisë në Punë”. Në trajnim morën pjesë mësues dhe instruktorë nga shkolla “Pavarësia”, Qendra e Formimit Profesional në Vlorë dhe shkolla profesionale “Gjergj Canco” në Tiranë. Pjesëmarrësit në trajnim përditësuan njohuritë e tyre dhe thelluan të kuptuarit përsa i përket rëndësisë, bazës ligjore, pajisjeve dhe procedurave për kryerjen e praktikës profesionale në shkollë ose në kompani sipas standardeve të industrisë.

Në fund të muajit qershor u organizuan dy trajnime të akredituara mbi ‘Analizimin e Nevojës për Module të Praktikës Profesionale’ dhe ‘Hartimin e Moduleve të Praktikës Profesionale’, me qëllim pasurimin e ofertës së institucioneve partnere të AFP.

Qëllimi i trajnimit të parë ‘Analizimi i Nevojës për Module të Praktikës Profesionale’ ishte të udhëzojë mësuesit dhe instruktorët për identifikimin e moduleve të mundshme me zgjedhje ose të kurseve afatshkurtra bazuar në nevojat e tregut.

Trajnimi i dytë i akredituar, ‘Hartimi i Moduleve të Praktikës Profesionale’, synon të aftësojë stafin për të qenë në gjendje që të zhvillojnë modulet me zgjedhje bazuar në nevojat e identifikuara gjatë hapave të parë të procesit.

Shkollat partnere të ‘Aftësi për Punë’ S4J dhe bizneset në rrjetin e tyre kanë identifikuar makinat elektrike, marketingun digjitalqarqet e programueshmeanalizën analitike dhe mikrobiologjike, si module apo kurse afatshkurtra të mundshme për t’u përfshirë në ofertën e ofruesve të AFP-së. Kurset dhe modulet do të jenë në dispozicion të nxënësve të gjashtë shkollave të AFP-së dhe të kursantëve të Qendrës së Formimit Profesional në Vlorë duke filluar nga viti akademik 2018 – 2019.