Aftësitë e buta: tani pjesë e ofertës mësimore në shkollat e mesme profesionale

Aftësitë e buta: tani pjesë e ofertës mësimore në shkollat e mesme profesionale

Integrimi i aftësive të buta në mësimdhënie kërkon një fokus jo vetëm në përgatitjen dhe vlerësimin e njohurive të marra në lëndë të kulturës së përgjithshme, lëndë të kulturës profesionale dhe praktikave mësimore, por gjithashtu në identifikimin dhe theksimin e rëndësisë së këtyre aftësive në çdo element të procesit të mësimdhënies dhe komunikimit në shkollë (marrëdhënia mësues-nxënës, nxënës-nxënës, nxënës-drejtues, prind-mësues).

Gjatë kësaj periudhe vijoi puna nga projekti “Aftësi për Punë” dhe qendrës “Human Development Promotion Center” në bashkëpunim me mësuesit e shkollave “Gjergj Canco” dhe shkolla industriale “Pavarësia” për të përmirësuar planet ditare, për një zhvillim integral të aftësive të buta përmes teknikave mësimore dhe instrumenteve të vlerësimit, me nje qasje ndërdisiplinore.

Ndërkohë, gjatë muajit dhjetor të gjithë stafet e shkollave partnere të projektit u trajnuan mbi hyrjen në aftësitë e buta si dhe u ekspozuan ndaj formave dhe instrumentave per transmetimin e aftësive te buta te nxënësit, si kompetenca të nevojshme për të garantuar sukses në tregun e punës.