Filma frymëzues me mësuesin në qendër

Filma frymëzues me mësuesin në qendër

Kemi listuar më poshtë titujt dhe trailers të disa filmave me mësuesin në qendër që do t’ju frymëzojnë.

Sekti i poetëve të humburDead Poets Society (viti 1989, dramatik, 128 minuta)

Mësuesi “jashtë kornizave” John Keating i drejtohet poezisë për t’u mësuar nxënësve të tij një tjetër mënyrë të shprehjes së vetvetes.

Trailer

Mendje të rrezikshme – Dangerous Minds (viti 1995, dramatik, 99 minuta)

Një mësuese në një lagje të vështirë, lufton të t’i bëjë nxënësit e saj të ndryshojnë mendimin mbi shkollimin.

Trailer

Një mendje e bukur – A Beautiful Mind (viti 2001, biografik, dramatik, 135 minuta)

Jeta e trazuar, por frymëzuese, e profesorit matematikan John Nash.

Trailer

Buzëqeshja e Mona Lizës – Mona Lisa Smile (viti 2003, dramatik, 117 minuta)

Në vitet ’50, një mësuese arti nxit vajzat konservatore të një kolegji të vënë në pikëpyetje rolin e tyre në shoqëri.

Trailer

Shkrimtarët e lirisë – Freedom Writers (viti 2007, dramatik, 123 minuta)

Një mësuese e re u mëson tolerancën dhe u përcjell dëshirën për të ecur më tej, nxënësve të saj që rrezikojnë të braktisin shkollën.

Trailer

Klasa – The class (viti 2008, dramatik, 128 minuta)

Sfidat e përditshme të mësuesit të një klase etnikisht të përzier, në një lagjie të vështirë të Parisit.

Trailer