
Konkursi kombëtar i programimit: Kur aktorët bashkëpunojnë, nxënësit fitojnë!
S4J në bashkëpunim me Agjencinë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive dhe “Elite Travel Group”, kompani partnere me shkollën “Salih Çeka” në Elbasan, organizuan konkursin kombëtar të programimit mes shkollave profesionale në Shqipëri. Projekti për të cilin nxënësit konkurruan ishte zhvillimi i një faqeje interneti, prezantuar nga përfaqësuesi i kompanisë “Elite Travel Group”.
Në muajin tetor u zhvillua finalja e konkursit në formë webinari, ku pjesëmarrësit prezantuan projektet e tyre përpara jurisë që përbëhej nga: Znj. Faola Hodaj, Drejtoreshë e Inovacionit pranë Bashkisë Tiranë, Z. Julian Demeti, Themelues i kompanisë “Albanian Business Partner”, Eldi Ndoni, Senior Web Developer te kompania “Dokuzi” dhe te DigiCom si dhe Z. Ando Toçi nga Elite Travel Group.
Pas prezantimeve shumë të mira të grupeve pjesëmarrëse nga Tirana, Elbasani, Durrësi, Lezha e Vlora, juria vendosi të rriste numrin e grupeve fituese, të cillat ishin:
- Vendi 1: Mariano Baci (shkolla “Beqir Çela” në Durrës)
- Vendi 2: Ergin Dapaj, Kristi Seraj (shkolla industriale “Pavarësia” Vlorë)
- Vendi 3: Klaudia Meha (shkolla “Hermann Gmeiner” në Tiranë)
- Vendi 4: Ersiljo Muço, Rigers Uliu, Kleidi Aliu (shkolla „Beqir Çela”)
- Vendi 5: Kejsi Rroshi, Klinti Xhebrahimi, Ledio Bushi (shkolla “Hermann Gmeiner”)
Ndërkohë, kompania “Elite Travel Group” ofroi internship për të gjithë nxënësit pjesëmarrës.

Konkursi i programimit është një shembull i mirë se si kompanitë bashkëpunëtore të shkollave partnere të S4J marrin iniciativa dhe bashkëpunojnë me aktorë të ndryshëm për të nxitur kreativitetin dhe të mësuarit praktik tek të rinjtë.
Për këtë aktivitet dhe për projektet e përbashkëta flasin në emisionin “Dita ime” në A2 Elvis Kotherja, Menaxher i Përgjithshëm i Elite Travel Group, Ergin Dapaj dhe Kristi Seraj, nxënës të vitit të tretë tek shkolla industriale “Pavarësia” Vlorë dhe fitues të çmimit të dytë të konkursit, si dhe Rigert Fallanaj, mësues i TIK në shkollë. Bisedën mund ta ndiqni në videon më poshtë.