Kurse të shkurtra

Kurse të shkurtra

‘Roli i lidershipit në mësimin e kombinuar’

Mësimi i kombinuar është një metodologji mësimore inovative që ka shënuar një rritje të ndjeshme në mësimdhënie. Për të mësuar më shumë mbi rolin dhe përgjegjësitë që ka stafi menaxherial i shkollës, për promovimin e mësimit të kombinuar, si dhe hapat që duhet të ndjekim për të zhvilluar një strategji për zbatimin e mësimit të kombinuar në institucion arsimor,ju ftojmë në kursin e shkurtër ‘Roli i lidershipit në mësimin e kombinuar’.

‘5 mjete digjitale për mësimdhënien e diferencuar’

Kursi ‘5 mjete digjitale për mësimdhënien e diferencuar’ ju vjen në ndihmë për të  përmirësuar teknikat e te mësimdhënies. Në këtë kurs ku do të njiheni me 5 mjete digjitale të cilat mund t’i përdorni për të aplikuar metodologjinë e mësimdhënies së diferencuar në mënyrë efektive, dhe do t’ju ndihmojnë të personalizoni mësimin për çdo nxënës.