Projekt i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim e Bashkëpunim SDC
MësoVET frymëzon mësuesit: Orët e Hapura kthehen në hapësirë për zhvillim profesional - Featured Image

MësoVET frymëzon mësuesit: Orët e Hapura kthehen në hapësirë për zhvillim profesional

Në raundin më të fundit të Orëve të Hapura përmes MësoVET, mësuesit në shkollat profesionale zhvilluan 12 sesione demonstrimi duke ndarë me kolegët e tyre mënyra konkrete se si përdorin mësimin e kombinuar në klasë. Çdo orë solli një qasje të ndryshme: nga përdorimi i videove shpjeguese në laborator, te analiza e ushqimeve në mjedise profesionale, apo ndërtimi i ushtrimeve interaktive në MësoVET.

Ajo që bie në sy kësaj here është se gjithnjë e më shumë mësues po marrin iniciativën për të integruar teknologjitë mësimore duke i kombinuar ato me eksperiencën praktike të profesionit. Në shumë shkolla, Orët e Hapura përmes MësoVET janë tashmë pjesë e trajnimeve të brendshme të mësuesve si dhe ndarjes së praktikave të mira të mësimdhënies më gjerë në sistem.

Raundi i ardhshëm i Orëve të Hapura të mbështetura nga S4J është planifikuar për periudhën prill–maj 2026, me synimin që gjithnjë e më shumë mësues të përfitojnë nga kjo hapësirë e përbashkët për zhvillim profesional.