
Modernizim i shkollave profesionale përmes fondeve ndërkombëtare
Fondi Rajonal i Sfidave
Nga thirrja e parë e Fondit Rajonal të Sfidave financuar nga Banka Gjermane për Zhvillim (KfW) dhe zbatuar nga Forumi i Investimeve të Ballkanit Perëndimor, dy ofrues partnerë të S4J kanë arritur të përfitojnë fonde (shkolla “Gjergj Canco” në Tiranë dhe shkolla “Kristo Isak” në Berat). Në rastin e shkollës “Gjergj Canco” (financimi 460.333 Euro), projekti do të mbështesë shkollën duke ofruar dy laboratorë modernë në Multimedia dhe Programim, duke ofruar infrastrukturë mësimore (kompjutera dhe softuer), duke mbështetur edhe praktikat profesionale në kompani dhe trajnimin e instruktorëve të praktikës, si dhe duke ofruar kapacitim teknik për mësuesit. Në rastin e shkollës profesionale “Kristo Isak” (financimi 293.000 Euro), projekti do të mbështesë dy drejtime që shkolla ofron: Hoteleri-Turizëm dhe Shërbime Sociale dhe Shëndetësore, me fokus rritjen e bashkëpunimit me sektorin privat për trajnimin e mësuesve dhe përmirësimin e infrastrukturës së shkollës.
Së fundmi, shkolla profesionale “Salih Çeka” është përzgjedhur për të përfituar fonde shtesë nga RCF. Aplikimi i përgatitur nga shkolla dhe konsorciumi i propozuar parashikon kryesisht investime në infrastrukturë, zhvillim profesional të stafit, pasurim të kurrikulës dhe softuer përmes projekteve të nxënësve, me një fond prej rreth 500,000 eurosh. Brenda muajit janar, RCF do të zhvillojë takimet e para për të vazhduar me procesin e zbatimit të projektit.
InnoVET
Shkolla “Gjergj Canco” u përzgjodh nga projekti “InnoVET – Inovacion përmes ndërkombëtarizimit në AFP” si i vetmi institucion partner nga Shqipëria deri në mars 2024. Projekti do të mbështesë mësuesit dhe stafin e shkollës për të marrë pjesë në shkëmbime ndërkombëtare të fokusuara në promovimin e inovacionit në AFP përmes ndërkombëtarizimit. Projekti e ka qendrën në shkollën profesionale në Thun, Zvicër, dhe partnerët e tjerë të tij janë shkolla profesionale ose kolegje nga vende të BE-së.
Përmes këtij bashkëpunimi, shkolla do të marrë pjesë në zhvillimin e strategjive drejt inovacionit dhe ndërkombëtarizimit, do të forcojë dhe shkëmbejë njohuri dhe praktikë në fushën e inovacionit dhe ndërkombëtarizimit në AFP, do të organizojë takime me partnerët e projektit në drejtim të kërkimeve, krahasimit, ndër-auditimeve, analizave të mangësive dhe punës për zhvillimin e shkollës dhe kompanisë, do të angazhohen, vlerësojnë dhe marrin pjesë në përpunimin dhe shpërndarjen e rezultatit të projektit, do të bashkëpunojnë për të zbatuar praktika novatore që çojnë në mësimdhënie me cilësi të lartë. Shkolla “Gjergj Canco” u përzgjodh nga projekti për shkak të potencialit të saj për të kontribuar në zhvillimin e shkollave profesionale në Shqipëri dhe më gjerë.