Mundësi më të mëdha punësimi falë programeve pas të mesmes

Mundësi më të mëdha punësimi falë programeve pas të mesmes

Në muajin dhjetor, shkolla industriale “Pavarësia” në Vlorë nisi të ofrojë për herë të parë programin pas të mesmes “Diagnostikim – Menaxhim në Autoservis“. SHIP është shkolla e dytë partnere e projektit S4J, pas Shkollës Teknike Ekonomike, që ofron një program pas të mesmes.

Ky program profesional është për këdo që ka përfunduar me sukses studimet në drejtimin “Shërbime Mjetesh Transporti” ose punon në sektorin e shërbimeve të automjeteve. Programi 1 vjeçar, Niveli V në Kornizën Shqiptare të Kualifikimeve, zhvillohet 70% në praktikë profesionale. Falë tij, nxënësit kanë më shumë mundësi punësimi si Diagnostikues i parregullsive të automjeteve ose Menaxher në autoservis. Programi ofron mundësi licensimi si Drejtues Teknik në autoservis.

Mësoni më shumë lidhur me këtë program në bisedën tek emisioni “Dita ime” në televizionin A2 CNN me Teuta Harka, nëndrejtoreshë e shkollës dhe Enton Çela, pronar i një autoservisi, biznes partner me shkollën.