Mungesë materialesh mësimore? Platforma MësoVET jep zgjidhje!

Mungesë materialesh mësimore? Platforma MësoVET jep zgjidhje!

Gjatë muajve të pandemisë Covid-19, 60 mësues dhe ekspertë pedagogjikë kanë pasuruar platformën MësoVET me materiale digjitale në 223 lëndë dhe 9 drejtime.

Për të prezantuar materialet mësimore digjitale të drejtimeve të ndryshme në MësoVET, “Aftësi për Punë” ka nisur një cikël prezantimesh nga mësuesit dhe ekspertët pedagogjikë që i kanë zhvilluar këto materiale. Gjatë javës 11-15 tetor u zhvilluar maratona e prezantimeve të lëndëve të zhvilluara për drejtimin Hoteleri-Turizëm dhe Ekonomi-Biznes. Ajo kishte për qëllim informimin e mësuesve të shkollava të mesme profesionale mbi disponueshmërinë e materialeve mësimore të lëndëve dhe moduleve, ndërgjegjësimin e tyre mbi përparësitë dhe lehtësitë që krijon për mësuesit dhe nxënësit shfrytëzimi i materialeve mësimore digjitale, si dhe nxitjen e përdorimit të materialeve digjitale gjatë orës së mësimit, në kuadër të aplikimit të mësimit të kombinuar.

Më poshtë do të gjeni regjistrimet e webinareve me prezantimet për drejtimet Hoteleri-Turizëm dhe Ekonomi-Biznes.