Njoftime dhe punësime të reja

Njoftime dhe punësime të reja

Në muajin prill 2021, shkollat partnere të S4J kanë nisur të shpallin njoftimet e punësimit në këndin e punësimit në shkollë dhe në rrjete sociale. Kjo është shoqëruar edhe me ftesën e kompanive në shkollë për të realizuar intervista me nxënës maturantë dhe të porsadiplomuar.

Falë kesaj iniciative, kompani të mëdha, si: Junik, Makhes apo Conad kanë punësuar nxënës maturantë në vende pune të rëndësishme. Kjo ka pasur një vijueshmëri duke nisur që në muajin maj, dhe duket se kompanitë po i konsiderojnë shkollat profesionale si derën e parë për rekrutimin e burimeve njerëzore.