
Pamje e re për shkollat profesionale
18 Tet 2021
Viti i ri shkollor e gjeti shkollën industriale “Pavarësia” në Vlorë dhe Shkollën Teknike Ekonomike Tiranë me ambiente e investime të reja.
Shkolla Teknike Ekonomike Tiranë ofron tashmë ambiente moderne për Njësinë e Zhvillimit, laboratorët e informatikës dhe të tekstilit, klasat e mësimit të kombinuar si dhe ambientet e përbashkëta.
Shkolla industriale “Pavarësia” në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor inaguroi Këndin e Sigurisë Rrugore, ku të rinjtë e Vlorës do të mësojnë duke u argëtuar rregullat e sigurisë së trafikut përmes simulimeve të qarkullimit rrugor.