Për të siguruar praktika profesionale cilësore në biznes, projekti “Aftësi për Punë” lehtëson trajnime dhe certifikime për instruktorët në biznes, bazuar në programin “Trajnimi i Trainerëve”. Gjatë muajve tetor dhe nëntor, 9 instruktorë në biznes të nxënësve të shkollës “Kolin Gjoka” në Lezhë u trajnuan dhe u certifikuan në katër module:
- Rolet dhe përgjegjësitë e instruktorëve në biznes;
- Oferta e shkollës dhe informacioni mbi modulet praktike;
- Vlerësimi i praktikave profesionale;
- Komunikimi, konfliktet dhe zgjidhja e problemeve.
Hapat e ardhshëm do të jenë monitorimi i praktikave profesionale në kompanitë ku instruktorët punojnë, për të siguruar zhvillimin cilësor të tyre.