Në këtë botim, nëpërmjet eksperiencës së 10 mësuesve në shkollat tona profesionale, do të eksplorojmë se si mësuesit mund të përdorin në mënyrë efektive teknologjinë për të përmirësuar praktikën e tyre të mësimdhënies si dhe të ndërgjegjësohemi mbi ndikimin që digjitalizimi ka në procesin e mësimdhënies. Shpresojmë që ky publikim t’ju japë një kuptim më të qartë të rëndësisë së integrimit të teknologjisë në procesin mësimor e më gjerë, në arsim, me besimin se një qasje e tillë do të përkthehet në mundësi të reja dhe emocionuese të të nxënit për brezin e ri.
Praktika të mira të digjitalizimit të mësimdhënies
07 Mar 2023
