
Shkolla Dimërore S4J po vjen!
Projekti ka për qëllim që njohuritë dhe përvojat e përftuara gjatë këtyre viteve t’i ndajë gjerësisht dhe t’i zhvillojë më tej me gjithë palët e interesuara (Menaxhimi i Njohurive në nivel sistemi).
Shkolla Dimërore 2024 do të mbledhë së bashku politikë-bërës, drejtues dhe mësimdhënës të institucioneve ofruese të AFP-së (publike dhe jo-publike), përfaqësues të sektorit privat, nxënës dhe prindër, ekspertë të fushës dhe komunitetin e donatorëve, me qëllim shkëmbimin e përvojave dhe zhvillimin e kapaciteteve të institucioneve ofruese të AFP-së. Temat që do të trajtohen në sesionet e ndryshme do të bëjnë të mundur që pjesëmarrësit të reflektojnë dhe të identifikojnë zgjidhje dhe nisma konkrete për ta bërë menaxhimin e institucioneve të AFP-së më cilësor dhe efikas. Shkolla Dimërore do të ndërthurë leksione, seanca plenare, forume diskutimi, seminare pune, prezantime të rasteve kokrete dhe të eksperiencave të mira.
Shkolla Dimërore S4J do të organizohet në fillim të muajit dhjetor. Na ndiqni në vijim në rrjetet tona sociale që të njoftoheni në kohë reale për detajet rreth shkollës dimërore!