
Shkollat profesionale përfshijnë aktivisht sektorin privat në proceset e tyre të brendshme
Skuadra e projektit “Aftësi për Punë” ka përfunduar ciklin e workshopeve validuese me organizimin e workshop-it të fundit më datë 26 shkurt, “Përfshirja e sektorit privat në shkollat profesionale”.
Me pjesëmarrjen e 6 shkollave kampione dhe ekspertëve të fushës u validuan fushat dhe aktivitetet ku kompanitë përfshihen në mënyrë aktive, jo vetëm për ofrimin e praktikave profesionale cilësore, por edhe në orientimin e nxënësve drejt profesionit, përmirësimin e ofertës, kurrikulën e aplikuar, projektet e përbashkëta, promovimin, sponsorizimet dhe rolin në bordin drejtues.
Shkollat profesionale, tashmë, po planifikojnë proceset e tyre të punës së bashku me kontributin e kompanive partnere me qëllimin e përbashkët për rritjen e cilësisë së ofertës së AFP-së dhe aftësi të larta profesionale.













