Ky studim është ndërmarrë në kuadër të projektit ‘Aftësi për punë’ (S4J) financuar nga qeveria
Zvicerane dhe që implementohet nga Fondacioni Zviceran për Bashkëpunim Teknik në Shqipëri
(Swisscontact). Qëllimi i këtij studimi është të analizohen nevojat e tregut të punës për profesione në
sektorin Real Estate dhe të orientojë vendimmarrjen për përditësimin ose hartimin e standardeve të
reja të profesioneve.
Ky studim hulumton mbi përputhshmërinë e nevojave të sektorit me ofertën aktuale arsimore e cila
konsiston kryesisht në programet e trajnimit të zhvilluara nga operatorët aktualë në sektor.
Ndryshe nga sektorë të tjerë, në sektorin e pasurive të patundshme mungon arsimi formal dhe ai
profesional. Prandaj, përgatitja e këtij target-grupi është realizuar kryesisht nëpërmjet trajnimeve të
zyrave apo kompanive ku ata angazhohen dhe nëpërmjet eksperiencës që fitojnë në punë.
Nevojat për profesione dhe aftësi të reja profesionale në sektorin e ndërmjetësimit të pasurive të paluajtshme në Shqipëri
13 Tet 2022
