
Transformimi i vlerësimit në shkolla: Si testimet online lehtësojnë punën tuaj si mësues
Në një botë ku teknologjia zhvillohet me shpejtësi, është koha të përfitoni nga avantazhet që ajo sjell dhe në zhvillimin e testimeve online, qoftë për zhvillimin e testimeve parapërgatitore, ashtu dhe të testimeve të nivelit. Por pse duhet të jeni të gatshëm ju si mësues të integroni këtë mënyrë të re në vlerësimin e nxënësve tuaj? Përgjigja është e thjeshtë: testet online ofrojnë shumë avantazhe dhe janë më të përshtatshme për nevojat e nxënësve tuaj.
Më poshtë po listojmë vetëm disa prej avantazheve që sjellin testimet online.
Kurseni kohë
Një nga platformat që mësuesit në shkollat partnere të projektit ‘Aftësi për Punë’ përdorin për testimet online, është platforma MësoVET. Platfoma i jep mundësi mësuesve të krijojnë një depozitë pyetjesh në opsionin ‘’Banka e pyetjeve’’. Duke ngarkuar pyetjet e testeve rregullisht në bankën e pyetjeve, mësuesit mund të kursejnë shumë kohë për përgatitjen e testimit për çdo vit shkollor. Mjafton të klikojnë mbi pyetjet që duan të përfshijnë në provim dhe kuici krijohet brenda pak sekondash. Provimet mund të jenë të fshehura nga nxënësit nëpërmjet opsionit ‘’Fshih’’, prandaj janë të sigurta për t’u përdorur si për testime parapërgatitore ashtu dhe për testime nga të cilat nxënësit vlerësohen me notë.
Rezultate të menjëhershme
Një tjetër përfitim i testimeve online në platformën MësoVET është dhe marrja e rezultateve të menjëhershme. Pas përfundimit të testit, nxënësit mund të shohin rezultatet e tyre në mënyrë të shpejtë, duke kuptuar kështu performancën e tyre. Në të njëjtë kohë kursen dhe kohën që do t’i duhej mësuesit në rast se do të kryente korrigjimeve manuale si në testimet tradicionale.
Kosto më të ulta
Jo vetëm që kursen kohë, por kursen edhe para dhe letër. Testimet online janë më të lira në kosto, pasi nuk ka nevojë të printoni fletë për zhvillimin e tyre. Në këtë mënyrë do të mbroni dhe mjedisin.