Webinar: Arkiva Digjitale për menaxhimin e dokumentimit shkollor në një sistem menaxhimi të mësimit

Webinar: Arkiva Digjitale për menaxhimin e dokumentimit shkollor në një sistem menaxhimi të mësimit

Këtë vit shkollor, disa nga shkollat partnere të projektit po ndiejnë një nevojë të rritur për të dokumentuar punën e tyre në mënyrë më efektive. Për t’ju përgjigjur kësaj nevoje, drejtuesit e këtyre shkollave kanë kërkuar të hedhin hapa konkretë drejt krijimit të një arkive digjitale për dokumentimin e proceseve të punës dhe organizimin e materialeve si dhe lehtësimin e ndarjes së informacionit ndërmjet personelit brenda institucionit. Ky proces ka nisur tashmë në shkollën Hamdi Bushati, ku pas një pune intensive është arritur të krijohet dhe strukturohet programi i arkivës digjitale brenda platformës MësoVET.  Për të diskutuar rreth kësaj iniciative dhe për të ndarë përvojën e tyre në këtë proces u organizua më 9.05.2023 webinari me temë ‘’Arkiva Digjitale për menaxhimin e dokumentimit shkollor në një sistem menaxhimi të mësimit’’.

Qëllimi i këtij webinari ishte të ndihmonte drejtuesit dhe stafin e shkollave të kuptojnë rëndësinë e krijimit të një arkive digjitale për dokumentimin dhe organizimin e materialeve dhe informacionit brenda shkollës. Në këtë webinar u prezantua arkiva digjitale e krijuar nga Hamdi Bushati në MësoVET. Drejtuesja e shkollës Hamdi Bushati Z. Merita Zeneli dhe personi kyç i digjitalizimit në shkollë Z. Ermira Mani, ndanë përvojën në nisjen e këtij procesi, duke përfshirë teknikat dhe praktikat më të mira që platforma ofron për të dokumentuar dhe organizuar materiale. Në të njëjtën kohë, u diskutua rreth sfidave dhe përfitimeve që vijnë me krijimin dhe përdorimin e një arkive digjitale në shkolla. Pjesëmarrësit patën mundësinë të japin sugjerime për përmirësimin e këtj procesi, ngritën pyetje dhe të ndanë përvoja dhe diskutuan se si mund ta përdorin këtë arkivë në mënyrë efektive në shkollën e tyre.

Linku i takimit: https://youtu.be/jfzvZtYDrEc