
Webinari: “Digjitalizimi i procesit mësimor nëpërmjet platformës MësoVET”
Përgjatë muajve prill – maj 2023, 31 mësimdhënës të shkollave partnere të projektit ‘Aftësi për Punë’ zhvilluan orë mësimore model, të cilat kishin në fokus integrimin e platformës digjitale MësoVET gjatë orës mësimore me qëllimin për të përmirësuar eksperiencën e të nxënit të nxënësve. Kjo nismë nuk kishte si synim vetëm promovimin e përdorimit të platformës MësoVET, por njëkohësisht edhe nxitjen e mendësisë së hapur të mësuesve në përdorimin e teknologjive digjitale, pavarësisht aftësive apo përvojës.
Për të diskutuar më konkretisht rreth përvojës së mësuesve rreth orëve model, u zhvillua webinari “Digjitalizimi i procesit mësimor nëpërmjet platformës MësoVET”. Nëpërmjet këtij aktiviteti u bashkëndanë idetë, përvojat, sfidat, apo edhe njohja e disa prej rasteve të suksesit të cilat mund të gjejnë hapësirë të replikohen në orë të ndryshme mësimore. Gjatë diskutimit ekspertë të ndryshëm shpjeguan rëndësinë e përdorimit të teknologjisë në mësimdhënie, mundësitë që platforma MësoVET të jep për zhvillimin e orës mësimore, si dhe mësuesit ndanë përvojën e tyre rreth mënyrës se si e kanë ndërtuar orën mësimore, mundësitë dhe sfidat e zhvillimit të orës mësimore nëpërmjet platformës që nga planifikimi deri në implementimi i saj.
Ajo çfarë u evidentua përgjatë gjithë webinarit ishte se përdorimi i kësaj platforme në orën e mësimit, jo vetëm që nxit angazhimin dhe bashkëpunimin midis nxënësve, por i jep mundësinë atyre të mësojnë në mënyrë të personalizuar. Nëpërmjet MësoVET mësuesit mund të krijojnë një mjedis dinamik dhe gjithëpërfshirës duke i përgatitur nxënësit me sfidat e epokës digjitale, gjë e cila ndihmon edhe në përmirësimin e performacës akademike të nxënësve.
Linku i takimit: