
Paneli i diskutimit mbi proçesin mësimor në shkollat profesionale në Shqipëri
Pandemia e COVID-19 sfidoi arsimin profesional në Shqipëri, për ta orientuar në një mënyrë të shpejtë drejt digjitalizimit. Për të diskutuar mbi mësimet e nxjerra nga muajt e pandemisë, arritjet më novatore në arsimin profesional si dhe nevojat për modernizim e tij në të ardhmen, projekti “Aftësi për Punë” organizoi një panel me përfaqësues nga Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, agjencitë përgjegjëse për arsimin dhe formimin profesional, organizata e kompani, si dhe ekspertë kombëtarë e ndërkombëtarë të mësimdhënies.
Duke marrë parasysh se procesi mësimor është një element shumë i rëndësishëm, duhet trajtuar gjithnjë si i tillë. Për shkak të ndryshimeve që pandemia solli në çdo fushë të jetës, ashtu edhe në procesin mësimor, është e nevojshme të vlerësohen progresi e të analizohen barrierat drejt tij, për të qenë gjithnjë të vëmendshëm për përmirësim. Diskutimi u ushqye edhe nga gjetjet e studimit: “Vlerësimi i procesit mësimor në shkollat profesionale, viti shkollor 2020-2021”, një risi nga Agjencia e AFP dhe Kualifikimeve dhe S4J, gjetje të cilat do të informojnë edhe politikat për zhvillimit e vazhduar profesional të mësuesve si dhe në zhvillimin e një oferte cilësore.
Studimin mund ta gjeni në linkun:
https://skillsforjobs.al/…/VLERESIMI-I-PROCESIT-MESIMOR.
Linku i takimit:
https://www.facebook.com/S4J.Swisscontact/videos/233112222235613