Shkolla “Gjergj Canco”: Kampione e novacionit në ICT Awards

Shkolla “Gjergj Canco”: Kampione e novacionit në ICT Awards

Projektet e novatore të nxënësve të shkollës “Gjergj Canco” vlerësohen me disa çmime në edicionin e 9-të të ICT Awards. Daniel Doçi, nxënës i klasës së 13-të në drejtimin TIK, u shpall fitues me projektin VRDS2 në kategorinë “Ylli në ngritje”. VRDS 2 është një projekt që stimulon drejtimin e automjeteve me shqisën e shikimit, dëgjimit dhe të prekurit, e krijuar me qëllim që kursantët e patentës të trajnohen në mënyre virtuale pa pasur rrezikun dhe friken e përplasjes fizike. Jusuf Rrustaj, nxënës i klasës së 13-të në drejtimin TIK, u shpall fitues në kategorinë “Covid-19 Response” me robotin e tij dezinfektues i cili është krijuar për të dezinfektuar ambientet në mënyrë autonome.

Çmimin e mirënjohjes e mori Hedie Gjoni, drejtoreshë e shkollës, për prirje të avancuara në teknologjitë e reja të nxënësve, angazhimin serioz në përvetësimin e njohurive në kodim dhe elektronikë dhe zhvillimin e programit të përshtatshëm për aftësimin e nxënësve me njohuritë e shekullit 21.

Share This Article: