Privacy Policy

Deklarata e Privatësisë

Deklarata e mëposhtme për mbrojtjen e të dhënave i informon vizitorët e kësaj faqe të internetit në mënyrë transparente në lidhje me mënyrën e mbledhjes së të dhënave personale me qëllim përpunimin dhe analizimin e tyre.

Jeni të lutur të lexoni me kujdes këtë Deklaratë për Mbrojtjen e të Dhënave përpara se të hidhni të dhënat tuaja personale. Duke hyrë në këtë faqe interneti dhe në linqet e saj, ju deklaroni se e keni kuptuar informacionin e mëposhtëm dhe pajtoheni me kushtet. Nëse nuk pajtoheni me Deklaratën për Mbrojtjen e të Dhënave, ju lutemi mos e përdorni këtë faqe dhe mos vazhdoni të hidhni të dhënat tuaja personale.

‘Aftësi për Punë’ S4J, një projekt i Swisscontact, rezervon të drejtën për të rishikuar Deklaratën për Mbrojtjen e të Dhënave në çdo kohë. Në momentin që do të hyni në këtë faqe interneti, do të zbatohet versioni më i fundit i kësaj deklarate.

Cookies

‘Aftësi për Punë’ S4J, një projekt i Swisscontact, përdor cookies për të identifikuar parapëlqimet e vizitorëve dhe për të perfeksionuar ndërfaqen e internetit. Kjo lehtëson lundrimin dhe përmirësimin e eksperiencës së përdoruesit.

Cookies janë skedarë të vegjël që vazhdojnë të mbeten në pajisjen tuaj të shfletimit. Ato përdoren për të konstatuar nëse pajisja juaj ka komunikuar me faqen tonë të internetit. Në këtë rast identifikohet vetëm ai skedar cookie i mbetur në pajisjen tuaj. Të dhënat personale, më pas, mund të ruhen në cookies që në momentin që do t’i pranoni ato ose nëse është teknikisht e domosdoshme, për të mundësuar, për shembull, një hyrje të mbrojtur.

Informacioni i marrë me ndihmën e cookies nuk do të përdoret për t’ju identifikuar. Cookies nuk mund të shërbejnë për asnjë qëllim tjetër përveç qëllimeve të përmendura këtu.

Nëse përdorni faqen tonë të internetit, ju pranoni edhe përdorimin e cookies nga ana jonë dhe ruajtjen e tyre në pajisjen tuaj. Megjithatë, ju mund të vizitoni faqen tonë të internetit pa i pranuar ato.

Shumica e shfletuesve i pranojnë cookies në mënyrë automatike. Ju mund të parandaloni ruajtjen e tyre në pajisjen tuaj duke zgjedhur “mos prano cookies” në cilësimet e shfletuesit tuaj. Ju mund t’i fshini të gjitha cookies në pajisjen tuaj në çdo kohë. Ju lutemi lexoni udhëzimet e përdoruesit për shfletuesin ose pajisjen tuaj.

Analiza e faqes së internetit

Ne përdorim instrumentin e analizës së ueb-it Google Analytics për të analizuar të dhënat jopersonale të përdorimit (të dhënat e lidhjes), i cila na ndihmon për të njohur trendet dhe për të përmirësuar ofertën tonë në internet. Kjo do të thotë që të dhënat nuk përpunohen vetëm nga “Aftësi për Punë”

S4J, një projekt i Swisscontact, por edhe nga Google në emër tonë. Ky informacion do të përdoret nga Google për të vlerësuar përdorimin e faqes së internetit nga ana juaj, për të përpiluar raporte për veprimtaritë tuaja në internet dhe për të ofruar shërbime shtesë që lidhen me përdorimin e faqes së internetit dhe internetit në tërësi. Google mund t’ia përcjellë këtë informacion palëve të treta, me kusht që kjo të jetë e mandatuar ligjërisht ose nëse palët e treta do t’i përpunojnë këto të dhëna në emër të Google. Adresa IP e transmetuar nga shfletuesi juaj brenda fushëveprimit të Google Analytics nuk do të kombinohet me të dhëna të tjera nga Google.

Kliko këtu për Kushtet e shërbimit të Google Analytics.

 

Mbledhja dhe përpunimi i të dhënave të përmbajtjes

Kur regjistroheni në portalet online, kur plotësoni sondazhe, regjistroheni për buletine, apo kryeni transaksione të tjera në faqen tonë të internetit, ju transmetoni informacion tuaj personal, si emri, adresa dhe adresa e postës tuaj elektronike (“të dhënat e përmbajtjes”). Duke transmetuar këtë informacion, ju pranoni që të dhënat tuaja personale të ruhen dhe të përpunohen në momentin e regjistrimit të të dhënave për qëllimin e specifikuar.

Ndarja e të dhënave me të tjerët

‘Aftësi për punë’ S4J, një projekt i Swisscontact, nuk do t’i ndajë të dhënat tuaja personale me palët e treta pa miratimin tuaj të shprehur specifikisht. Sidoqoftë, ne rezervojmë të drejtën për të ndarë të dhënat tuaja me palët e treta nëse një gjë e tillë kërkohet nga ligji, urdhrat e gjykatës ose kërkesat rregullatore.

Siguria e të dhënave

Për qëllime sigurie dhe për të mbrojtur transferimin e të dhënave konfidenciale, të tilla si kërkesat që na dërgoni si vizitor i faqes, kjo faqe interneti përdor protokollin SSL ose TLS. Ju mund ta kuptoni që një lidhje është e siguruar atëherë kur shiriti i adresës së shfletuesit ndryshon nga “http://” në “https://” dhe shfaq një simbol bllokimi. Nëse aktivizohet protokolli SSL ose TLS, atëherë të dhënat që po ndani me ne nuk do të lexohen nga palët e treta.

Ruajtja e të dhënave

Ne do t’i ruajmë të dhënat tuaja personale në përputhje me Aktin për Mbrojtjen e të Dhënave vetëm për aq kohë sa kërkohet për qëllimin e specifikuar. Të dhënat e lidhjes i nënshtrohen një periudhe ligjore ruajtje prej gjashtë muajsh. Përdoruesit mund të kërkojnë që të dhënat e tyre të përmbajtjes të fshihen në çdo kohë duke dërguar një e-mail tek [email protected]. Këto të dhëna do të ruhen për aq kohë sa përdoruesi nuk e përdor të drejtën e tij ose të saj për fshirjen e të dhënave.