Trajnimi i Trajnerëve: Drejt ekselencës së drejtorëve për ndryshime pozitive në AFP

Trajnimi i Trajnerëve: Drejt ekselencës së drejtorëve për ndryshime pozitive në AFP

Shkolla e Drejtorëve të Institucioneve të Arsimit Parauniversitar (CSL) në partneritet me projektin “Aftësi për Punë” organizoi pjesën e dytë dhe të tretë të trajnimit të trajnerëve për Programin e Trajnimit të Detyrueshëm Përgatitor për Arsimin dhe Formimin Profesional.

Gjatë katër ditëve të para, nën drejtimin e Dr. Koby Gutterman, ekspert ndërkombëtar në fushën e lidershipit në arsim, pjesëmarrësit u njohën me koncepte thelbësore të lidershipit efektiv në institucionet arsimore, me qëllim përgatitjen e drejtuesve për të sjellë ndryshime pozitive në shkollat e tyre. Temat kryesore të trajnimit përfshinin vizionin dhe planifikimin strategjik, analizën e të dhënave, mënyrat për të përmirësuar mësimdhënien dhe mësimnxënien, si dhe menaxhimin e burimeve dhe zhvillimin profesional të mësimdhënësve. Gjatë aktivitetit, u theksua fort nevoja për të ndryshuar mendësinë dhe për të investuar më shumë në njerëz dhe marrëdhënie sesa në teknologji.

Dy ditët e fundit, nën udhëzimin e Profesor Robert Gjedisë, u thelluan në përmbajtjen e gjashtë moduleve të programit, duke i përgatitur trajnerët për misionin e tyre të ardhshëm.

Së fundmi, pjesëmarrësit u njohën me materialet shtesë që do të ndihmojnë në implementimin e programit të trajnimit.

Share This Article: