Ura të reja lidhëse mes të rinjve dhe punësimit

Ura të reja lidhëse mes të rinjve dhe punësimit

Tashmë nxënësit e porsadiplomuar si dhe ish-nxënësit e shkollave partnere të projektit “Aftësi për Punë” janë shumë më pranë tregut të punës përmes ofertave për punësim që marrin vazhdimisht nga kompanitë e rajonit dhe Zyrat e Punës. Njoftimet e punësimit përzgjidhen me kujdes nga Njësia e Zhvillimit dhe të interesuarit informohen përmes këndit të punësimit të shkollës dhe rrjeteve sociale. Faza finale janë intervistat të cilat zhvillohen në ambientet e Njësisë së Zhvillimit ose në biznes. Gjithashtu, Zyrat e Punës zhvillojnë prezantime të dedikuara për të njohur nxënësit me avantazhet e regjistrimit si të interesuar për punë si dhe realizojnë regjistimin e maturantëve pranë ZP.

Share This Article: