Zbatimi i kualifikimeve profesionale në formën e dyfishtë ishte në qendër të një workshopi dy ditor, të organizuar në nëntor nga projekti “Aftësi për Punë” (S4J) në bashkëpunim me Agjencinë Kombëtare të Arsimit, Formimit Profesional dhe Kualifikimeve (AKAFPK).
Ky aktivitet krijoi një hapësirë të strukturuar për reflektim profesional, shkëmbim përvojash dhe dakordësim mbi masat mbështetëse që sigurojnë zbatimin cilësor të kualifikimeve.
28 mësues nga e gjithë Shqipëria, përfaqësues nga AKAFPK dhe S4J u angazhuan në sesione diskutimi, punë në grup dhe reflektim mbi sfidat, problematikat dhe mësimet e nxjerra nga përvoja në terren.
Aktiviteti theksoi rëndësinë e bashkëpunimit dhe ndarjes së përvojave për të siguruar përmirësim të vazhdueshëm në zbatimin e kualifikimeve profesionale në formën e dyfishtë.











