Zhvillimi i komuniteteve të praktikës mes shkollave profesionale

Zhvillimi i komuniteteve të praktikës mes shkollave profesionale

Komunitetet e praktikës shërbejnë për shkëmbimin e përvojave, zhvillimin e njohurive teknike dhe krijimin e urave të reja të bashkëpunimit. Së bashku me shkollat partnere po ndërtojmë këto komunitete mes shkollave profesionale në vend. Që nga muaji nëntor ka pasur një sërë vizitash shkëmbyese mes shkollave, të cilat i kemi përmendur shkurtimisht më poshtë.

Gjatë Javës së Praktikave Profesionale në muajin nëntor, stafi i Shkollës Teknike Ekonomike Tiranë zhvilloi një vizitë në shkollën “Hamdi Bushati” në Shkodër ku në fokus ishte organizimin e panaireve dhe puna e Njësisë së Zhvillimit, ndërsa stafi i shkollës “Salih Çeka” vizitoi ambientet e SHTET.
Shkolla industriale “Pavarësia” në Vlorë priti përfaqësues të stafit të shkollës “Ali Myftiu”, ku në fokus ishte diskutimi mbi rolin proaktiv të instruktorëve të praktikave profesionale në këshillimin në karrierë, aftësimin dhe punësimin e nxënësve.
Shkolla Tregtare Vlorë priti stafin e shkollës “Salih Çeka” për të diskutuar mbi arritjet dhe risitë e të dy palëve.

Gjithashtu, është krijuar një program shkëmbimi përvojash mes Koordinatorëve të Zhvillimit të Vazhduar Profesional dhe të Orientimit në Karrierë për t’u dhënë mundësinë të njihen me anën praktike të pozicionit, me sfidat dhe zgjidhjet që kolegët e tyre janë përballur.

Gjatë muajit dhjetor, koordinatorët e ZHVP të shkollave dhe qendrave profesionale në vend vizituan 4 shkolla partnere të S4J dhe ndoqën prezantimet nga koordinatorët përkatës nga shkollat “Kristo Isak”, “Kolin Gjoka”, industriale “Pavarësia” dhe “Salih Çeka”. Ndërkohë, shkolla “Hamdi Bushati” priti shkollat profesionale të rajonit dhe shkolla të tjera partnere të projektit me qëllim ndërtimin e komuniteteve të praktikave për Koordinatorët e Orientimit në Karrierë.

Stafet e shkollave kanë qenë shumë të kënaqur nga këto shkëmbime, të cilat do të vijojnë edhe gjatë periudhës shkurt 2022 për shkollat e tjera partnere të projektit.

Share This Article: