Projekt i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim e Bashkëpunim SDC
Cilat janë shkollat përfituese të projektit? - Featured Image

Cilat janë shkollat përfituese të projektit?

Projekti “Aftësi për Punë” (S4J) aktualisht bashkëpunon me 11 ofrues të Arsimit dhe Formimit Profesional (AFP) në disa rajone të Shqipërisë: Tiranë, Shkodër, Lezhë, Elbasan, Dibër, Berat, Korçë dhe Vlorë.

Rrjeti i S4J është zgjeruar së fundmi me katër shkolla të reja profesionale: shkollën “Nazmi Rushiti” në Dibër, shkollën “Stiliano Bandilli” në Berat, Shkollën Teknike në Korçë dhe shkollën “Arben Broci” në Shkodër.

Shkollat partnere janë mbështetur për:

  • zhvillimin e marrëdhënieve me biznesin;
  • zbatimin e praktikave profesionale në kompani;
  • përmirësimin e proceseve të menaxhimit;
  • përdorimin e metodave të reja të mësimdhënies;
  • zhvillimin e programeve të arsimit dual.