Projekti “Aftësi për Punë” (S4J) aktualisht bashkëpunon me 11 ofrues të Arsimit dhe Formimit Profesional (AFP) në disa rajone të Shqipërisë: Tiranë, Shkodër, Lezhë, Elbasan, Dibër, Berat, Korçë dhe Vlorë.
Rrjeti i S4J është zgjeruar së fundmi me katër shkolla të reja profesionale: shkollën “Nazmi Rushiti” në Dibër, shkollën “Stiliano Bandilli” në Berat, Shkollën Teknike në Korçë dhe shkollën “Arben Broci” në Shkodër.
Shkollat partnere janë mbështetur për:
- zhvillimin e marrëdhënieve me biznesin;
- zbatimin e praktikave profesionale në kompani;
- përmirësimin e proceseve të menaxhimit;
- përdorimin e metodave të reja të mësimdhënies;
- zhvillimin e programeve të arsimit dual.