Në mars, projekti “Aftësi për Punë” (S4J) mbështeti zhvillimin e një aktiviteti shkëmbimi tematik me fokus monitorimin dhe dokumentimin e praktikës profesionale në biznes për katër shkolla të reja partnere.
Aktiviteti krijoi një hapësirë bashkëpunimi mes shkollave kampione dhe shkollave pjesëmarrëse, ku ekspertët e transferimit ndanë praktika konkrete dhe modele të suksesshme të përdorura në zbatimin e praktikave profesionale në biznes.
Gjatë diskutimeve dhe sesioneve të punës, pjesëmarrësit trajtuan çështje të rëndësishme që lidhen me monitorimin e nxënësve gjatë praktikës profesionale, përmirësimin e raportimit dhe dokumentimit të proceseve, harmonizimin e përdorimit të instrumenteve të standardizuara, si dhe qartësimin e roleve dhe përgjegjësive të aktorëve të përfshirë.





