Institucionet partnere të projektit “Aftësi për Punë” (S4J) janë mbështetur nga projekti me infrastrukturën dhe teknologjinë e nevojshme për zhvillimin e një modeli të të nxënit që kombinon mësimin në klasë me atë online.
Në disa shkolla profesionale janë ngritur klasa të mësimit të kombinuar (blended learning) dhe infoteka (salla të pajisura me kompjutera), ku nxënësit mund të zhvillojnë projekte online, të përdorin burime digjitale dhe të punojnë në mënyrë më interaktive.
Platforma MësoVET, e zhvilluar nga projekti, mundëson mësimin në distancë dhe pasurohet vazhdimisht me materiale të reja digjitale për të mbështetur procesin mësimor.
Përdorimi i platformës është rritur ndjeshëm dhe tashmë ajo përdoret jo vetëm nga shkollat partnere të S4J, por edhe nga institucione të tjera të Arsimit dhe Formimit Profesional në Shqipëri.