Angazhimi i sektorit privat në arsimin profesional në Shqipëri

Angazhimi i sektorit privat në arsimin profesional në Shqipëri

Qëllimi i këtij publikimi është të dokumentojë dhe të ndajë raste të mira të bashkëpunimit ndërmjet sektorit privat dhe shkollave profesionale në Shqipëri. Përmes këtij publikimi, synojmë të ndajmë ndikimin pozitiv që këto bashkëpunime kanë në përmirësimin e cilësisë së arsimit profesional dhe përgatitjen e nxënësve për tregun e punës.

Projekti “Aftësi për Punë” dëshiron të informojë dhe të frymëzojë shkollat dhe bizneset mbi përfitimet e ndërsjellta dhe praktikat e mira të bashkëpunimit, të përmirësojë cilësinë e praktikave profesionale dhe të forcojë lidhjen mes arsimit dhe tregut të punës për të siguruar që nxënësit të jenë të përgatitur dhe të aftë për punësim pas përfundimit të studimeve.

Besojmë se përvojat e suksesshme të paraqitura do të shërbejnë si model për shkolla të tjera dhe do të kontribuojnë në zhvillimin e mëtejshëm të arsimit profesional në Shqipëri.