Raporti i Vlerësimit Final prezanton gjetje dhe rekomandime në lidhje me zbatimin e praktikës profesionale në biznes të nxënësve të 9 shkollave profesionale dhe Qendërs së Formimit dhe Punësimit, Vlorë në kompanitë partnere të shkollës. Raporti është përgatitur nga ekspertë të kompanisë Praktika.al, i porositur nga Projekti ‘Aftësi për Punë’ (S4J). Gjetjet dhe rekomandimet bazohen në gjetjet e një grupi ekspertësh të të nxënit në vendin e punës përgjatë vizitave në kompani dhe konsultimeve me grupe interesi (fokus grupe me instruktorë, prindër, praktikantë) specialistë të fushës dhe disa anëtarë të stafit të shkollës.
Praktika profesionale në kompani
25 Tet 2022
