
Sistem online për të dhënat administrative të ofruesve të AFP në rang kombëtar
Ka përfunduar puna për ngritjen e sistemit informatik për mbledhjen dhe përpunimin e të dhënave administrative nga të gjitha Institucionet Ofruese të Arsimit dhe Formimit Profesional publike (34 shkolla të mesme profesionale dhe 10 qendra të formimit profesional). Sistemi, i cili është populluar me të dhëna (pesë modulet e të dhënave janë nxënësit/kursantët, bizneset partnere, stafi, infrastruktura dhe oferta) për tre vitet e fundit shkollor (përfshirë vitin aktual), është marrë në manaxhim nga Agjencia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive (AKPA).

Aktualisht, S4J po ofron mbështetje teknike për stafin e AKPA-s për gjenerimin e raporteve në nivel kombëtar në ndihmë të vendimarrjes. Gjithashtu, në bazë të të raporteve të gjeneruara nga sistemi, projekti në bashkëpunim me AKPA-n ka prodhuar katalogë ku përmblidhen të dhëna në nivel shkolle, bazuar në indikatorët kryesorë të performancës. Katalogët e ofruesve partnerë të S4J mund t’i gjeni në link.