Projekt i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim e Bashkëpunim SDC
Konferenca Kombëtare e AFP 2026: drejt një sistemi më novator, të lidhur me tregun e punës - Featured Image

Konferenca Kombëtare e AFP 2026: drejt një sistemi më novator, të lidhur me tregun e punës

Konferenca Kombëtare e Arsimit dhe Formimit Profesional 2026 mblodhi së bashku institucione publike, partnerë zhvillimi, biznese dhe ofrues të AFP-së për të diskutuar të ardhmen e aftësive, punësimit dhe zhvillimit ekonomik në Shqipëri.

Gjatë konferencës u zhvilluan tre sesione tematike që trajtuan çështje kyçe për transformimin e sistemit:

  • një vizion i ri për arsimin profesional të së ardhmes dhe përgatitjen e të rinjve për tregun e punës
  • investimet strategjike, digjitalizimi dhe financimi i qëndrueshëm i sistemit të AFP-së
  • sfidat dhe perspektivat e tregut të punës, nevojat për aftësi dhe përgatitja për tranzicionin e gjelbër dhe digjital

Në panelin e dedikuar novacionit dhe orientimit drejt së ardhmes në AFP, Menaxheri i projektit “Aftësi për Punë” (S4J), Fation Dragoshi, theksoi rëndësinë e tre shtyllave që po udhëheqin transformimin e sistemit: partneritetet shkollë–biznes, arsimin dual dhe digjitalizimin.

“Këto nuk janë tre procese të ndara, por tre kushte që, kur funksionojnë së bashku, e transformojnë AFP-në nga një sistem që thjesht përshkruan ekonominë, në një sistem që e formëson atë,” u shpreh Dragoshi.