Projekt i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim e Bashkëpunim SDC
Prezantimi i vlerësimit të parë kombëtar të planeve vjetore në arsimin profesional - Featured Image

Prezantimi i vlerësimit të parë kombëtar të planeve vjetore në arsimin profesional

Projekti “Aftësi për Punë” (S4J) në bashkëpunim me Agjencinë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive (AKPA) organizoi në maj një aktivitet kushtuar prezantimit të vlerësimit të parë kombëtar të planeve vjetore në shkollat profesionale, si dhe metodologjisë dhe instrumentave që do të përdoren në vijim për vlerësimin e cilësisë së tyre.

Në takim morën pjesë përfaqësues nga Ambasada e Zvicrës, S4J, AKPA dhe shkollat profesionale nga i gjithë vendi, duke e kthyer aktivitetin në një hapësirë të rëndësishme dialogu dhe bashkëpunimi institucional.

Ky vlerësim përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt përmirësimit të mënyrës së planifikimit në shkollat profesionale, duke sjellë për herë të parë një qasje të unifikuar në nivel kombëtar.

Gjatë takimit u prezantuan gjetjet kryesore të analizës së realizuar në 28 shkolla profesionale dhe u diskutua mbi nevojën për të kaluar nga plane formale “në letër” drejt planeve reale, të bazuara në të dhëna dhe rezultate konkrete.

Takimi shërbeu gjithashtu si një platformë e hapur për shkëmbim idesh mbi mënyrën se si rezultatet e vlerësimit mund të përdoren për të përmirësuar procesin e planifikimit vjetor në të ardhmen, duke rritur cilësinë dhe efektivitetin e menaxhimit në arsimin profesional.