Projekti “Aftësi për Punë” (S4J) në bashkëpunim me Agjencinë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive (AKPA) zhvilloi gjatë muajve prill dhe maj dy shkëmbime tematike mbi planifikimin vjetor për tre prioritete me rëndësi për shkollat e arsimit profesional:
- angazhimin e sektorit privat
- digjitalizimin dhe
- zhvillimin institucional.
Aktivitetet mblodhën përfaqësues të shkollave profesionale, institucioneve dhe ekipit të projektit S4J, për të reflektuar mbi cilësinë e planeve vjetore si instrumente kyçe të menaxhimit dhe zhvillimit institucional.
Të ftuar në këto takime kishte edhe përfaqësues nga shkollat e tjera të sistemit të AFP jo partnere të projektit.
Përmes punës në grupe dhe diskutimeve plenare, pjesëmarrësit analizuan qartësinë dhe realizmin e objektivave për angazhimin e sektorit privat, digjitalizimit dhe zhvillimit institucional, koherencën e aktiviteteve të planifikuara, rezultatet e arritura deri më tani, sfidat e hasura gjatë zbatimit të tyre dhe identifikuan rekomandime konkrete për përmirësimin e procesit të planifikimit në vitin pasardhës.




